Disa raste dhune në familje, 8 persona të përfshirë/ Ende shoferë të dehur në timon, bilanci i 24 orëve të fundit Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në lagjen Çlirimi në Lushnje.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre ku flakët janë shtuar duke iu afruar banesave, e duke depërtuar deri në oborr.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, e cila për një periudhë të shkurtër bëri të mundur lokalizimin e zjarrit.
Policia e Lushnjës, e cila erdhi në vendngjarje nisi hetimet për këtë zjarr ku paraprakisht dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.
Zjarri i sotëm është i dyti në qytetin e Lushnjë, pasi dy ditë më parë një siperfaqe prej 10 hektarësh ullinj u dogjën në kodrën lindore të qytetit.
Për këtë rast policia ndaloi shtetasin Gentian Saranjezi, i cili dyshohet se nga pakujdesia duke i vënë flakën mbeturinave në tokën e tij i ka dal zjarri nga kontrolli.
Top Channel