Publikoi foton pa lejen e tij/ Dua Lipa paditet nga paparaci, i kërkon dëmshpërblim 150 mijë dollarë (Fotot)

09/07/2021 21:00

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po përballet me një proces gjyqësor pasi shpërndau një foto të realizuar nga një paparac pa lejen e tij.

Sipas Billboard, kompania shkruan se Dua ndau një nga fotot pa marrë leje, në të cilën ajo shfaqet teksa largohet nga një aeroport e veshur me një kapelë të madhe edhe xhup ngjyrë ushtarak.

Paparaci ka kërkuar 150,000 dollarë dëmshpërblim.

Këtë foto, këngëtarja e shpërndau në profilin e saj në Instagram në shkurt të vitit 2019.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA