Itali/ I kthen kurrizin policisë, arrestohet i riu shqiptar

09/07/2021 15:16
Foto ilustruese

Donte të bëhej i “padukshëm”, por shkaktoi krejtësisht efektin e kundërt.

Një i ri shqiptar me precendencë penale, u arrestua në Milano, me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike pasi iu gjetën me vete disa doza kokaine. 20-vjeçari, kur ka parë makinën e policisë, i ka kthyer kurrizin e ka bërë gjoja sikur po fliste në telefon. Pikërisht lëvizja e papritur e tij ka tërhequr vëmendjen e karabinierëve, të cilët i janë afruar dhe e kanë bllokuar.

Nga xhinset e të riut doli një mbështjellës celofani me 51 gramë kokainë brenda. Ai me sa duket, kishte qenë gati për ta shpërndarë lëndën narkotike.

20-vjeçari kishte përfunduar edhe më parë në qeli për drogë, e tani e provoi sërish ftohtësinë e prangave.

Top Channel