Ftesë në 5. “Ku ka si fasulet dhe gjiza”/ Farmacistja: S’duhen lekë për të ngrënë mirë!

09/07/2021 18:20

Farmaciste Arba Gramo ishte sot pjesë e një paneli të ftuarish në emisionin “Ftesë në 5”, për të folur për ‘jetesën e shëndetshme’.

Sipas saj, nuk duhen patjetër paratë dhe shpenzimet e larta për të qenë i shëndetshëm.

Mbaj mend një mjek të vjetër që thoshte: Që të jemi të shëndetshëm, duhet ngrënë varfër!
Duhet ngrënë varfër. Dhe varfër është lirë. Fasulet janë shumë të mira, me ngarkesë proteinash. Gjiza pa kripë; 120 lekë kilogrami. Është shumë e mirë. Bukën le ta bëjnë vetë. Dhe një çik domate, sallatë jeshile. Vaj ulliri shyqyr kemi plot, dhe rigon”.

I të njëjtit mendim ishte dhe trainerja e fitnesit, Aurela Habilaj:

Shumë e vërtetë. Është e gjitha çështje vullneti dhe çfarë do ti të japësh dhe të marrësh te vetja. Nuk mendoj se leku është gjithçka. Nëse një person do të kujdeset për veten, mund ta bëjë dhe me shumë pak lekë”.

Top Channel