Breshër, tornado, përmbytje/ “Nëna e të gjitha stuhive” godet New York-un!

09/07/2021 16:07

Stuhi të fuqishme u përplasën mbi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë me vete përmbytje, breshër e madje edhe tornado në Karolinën e Veriut e Georgia.

New York-u u përball me skena dramatike nga moti ekstrem. Shirat e rrëmbyer atje u bënë shkas që stacionet e metrosë të mbusheshin me ujë, ndërsa në New Jersey u raportua breshër me përmasat e një topi golfi.

Disa rrugë kryesore, përfshirë Bronxin, janë mbyllur përkohësisht, duke shkaktuar kaos në trafik. Shkak i kësaj situate duket është bërë stuhia Elsa, e cila ende nuk e ka ndalur vrullin. Moti i keq ka qene gjithashtu arsye për vonesat e fluturimeve në aeroportin ndërkombëtare John F. Kennedy si dhe atë të LaGuardia-s.

Ekspertët lëshuan një sërë paralajmërimesh për përmbytje duke qenë se reshjet e shiu pritet të vazhdojnë, ndërsa theksuan se fenomene të tilla ekstreme mund të bëhen gjithmonë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA