Këtu jemi në Vlorë. Landfilli i bashkisë së Vlorës ndodhet shumë pranë qendrës së qytetit.
Ky venddepozitim është i rrethuar nga shtëpitë e banimit. Fusha e mbetjeve të Vlorës ka një sipërfaqe prej 12.6 Ha, ndërsa kanali i ujërave të zeza është vetëm 5 metra larg.
Ministria e Mjedisit që në vitin 2015 ka propozuar që ky venddepozitim të mbyllet. Por deri në momentin e përfundimit të punimeve të landfillit të Sherishtës, plehrat e bashkisë së Vlorës do të depozitohen të gjitha këtu pa u diferencuar.
Zona ku ndodhet landfilli që prej vitit 2004 me Vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur zonë e mbrojtur, pavarësisht kësaj makinat e mbetjeve kurrë nuk kanë ndaluar së hedhuri plehra.
Në këtë landfill sasi e mbetjeve që depozitohet në ditë kap shifrën e 140 ton mbetjeve. Ndërsa brenda një viti në fushën e plehrave që ndodhet afër pyllit të Sodës depozitohen 51.100 ton me mbetje. Banorët e Zonës thonë që ky vend nuk ka mare kurrë zhvillim, pasi kanë qenë plehrat ato që e mbajnë larg turistin.
Ky landfill ne territorin e ndotjes e ka më të gjerë se kaq. Mbetjet urbane gjatë stinës së dimrit përfundojnë në kanalin e ujërave të zeza, dhe më pas përfundojnë në det. Era e keqe që çlirojnë këto mbetje mban larg pushuesin, por këto plehra që vënë në rrezik shëndetin e komunitetit, janë ushqimit i preferuar i tufave të zogjve dhe derrave.
Top Channel