Video/ Shpërthim i fuqishëm në një port në Dubai, pamjet

07/07/2021 23:17

Dubai është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm të ndodhur në një anije të ankoruar në portin Jebel Ali.

Dyshohet se zjarri ka shpërthyer në një kontenier me naftë të një anije të ankoruar në port. Shpërthimi ka ngjallur panik tek banorët e zonës të cilët kanë thënë se dritaret dhe dyert e shtëpive e tyre ishin lëkundur në momentin e shpërthimit.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e ngjarjes, ndërsa forcat e zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel