SPAK: Arrestimet, vetëm fillimi/ Yuri Kim kujton urdhrin e Biden: Dyfishoni përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit

07/07/2021 15:01

Për SPAK, arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, i dy prokurorëve dhe i ish-zyrtarëve të policisë të lidhur me narkotrafikun është veçse fillimi.

Për çështjet e forta Arben Kraja i kujtoi KLP të plotësojë sa më shpejt SPAK me 20 prokurorë.

Si mbështetësit kryesorë të SPAK, SHBA  përmes ambasadores Yuri Kim kërkojnë dyfishim të përpjekjeve për të goditur korrupsionit. Apeli i përsëritur vjen brenda një kohe të shkurtër nga urdhëri ekzekutiv i presidentit Joe Biden në të cilin kërkohet bllokim i pronës dhe pezullim i hyrjes në Amerikë të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Muajin e kaluar, presidenti Biden e bëri të qartë se SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin cenim të sigurisë kombëtare. Jo thjesht se kërcënon SHBA por sigurinë e miqve dhe altëve tanë, përfshi Shqipërinë. Si pasqyrim i kësaj politike të re, presidenti Biden zgjeroi shtrirjen e urdhrit ekzekutiv për të sanksionuar personat e përfshirë në destabilizimin e Ballkanit, për të përfshirë edhe për Shqipërinë. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të madhe personash të përfshirë në aktivitete që çojnë në abuzime serioze, në Ballkanin perëndimor, ose që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Ky apel i amerikaneve plotësohet më tej nga kërkesat e SPAK drejtuar përfaqësueses së qeverisë dhe që lidhet me ambientin ku do punojnë hetuesit e FBI shqiptare.

Top Channel