Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koplik.

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në banesën e Sadete Kukajt e cila mbeti e plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Zjarri ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, duke shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës, ndërsa dyshohet se ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Kukaj u zgjua në këtë orë për të gatuar për veten dhe djalin e saj, i cili ndodhej në dhomën ngjitur dhe që fatmirësisht mundi ti shpëtoj shpërthimit, por e gjitha përfundoi në një incident të tmerrshëm.

Ishin komshinjtë të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që është dërguar fillimisht në spitalin e Shkodrës, me dëmtime të rënda në trup, e më pas është transportuar drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhej.

Efektivët e repartit zjarrfikës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë mundur të venë zjarrin nën kontroll.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel