Aksident tragjik në Berat/ Ndërron jetë 63-vjeçari që lëvizte me biçikletë, plagoset dhe një këmbësore
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të mërkurë në Fier.
Shtetasi Hajredin Nazëraj pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka nxjerrë armën e gjahut dhe ka plagosur kushëririn e tij, shtetasin Klement Nazëraj.
I plagosur është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia arriti të kap autorin dhe ka sekuestruar armën e gjahut.
66 vjeçari është arrestuar nga policia për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
“Sot rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi H. N., 66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasin K. N., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Fier.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. N., për veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel