Qytetari denoncon rastin në Top Channel dhe kërkon ndihmë: Një djalë me probleme të shëndetit mendor ka terrorizuar lagjen, jemi të frikësuar

07/07/2021 18:35

Një qytetar ka denoncuar një rast në redaksinë e Top Channel, duke u shprehur se ndihen të frikësuar.

Një djalë rreth 27-30 vjeç, i quajtur Elvis Katoqi sipas qytetarit është me probleme të shëndetit mendor dhe jeton në lagjen nr. 18 në Durrës afër degës së policisë.

Ai sipas qytetarit krijon trazira në zonë duke u grindur me të tjerët, thyer objekte në lokale dhe gërvishtur makina.

Rasti është denoncuar në polici, por sipas qytetarit nuk është bërë asgjë në lidhje me personin, i cili është shtruar më parë në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

“Përshëndetje Top Channel, e vetmja shpresë e ngelur, kemi një djalë rreth 27-30 vjeç Elvis Katoqi me të meta mendore këtu në lagjen nr. 18 Durrës afër degës së policisë. Ka qenë në Elbasan disa herë tani shteti e ka lënë rrugëve por ky vetëm muajin e fundit ka terrorizuar lagjen dhe të gjithë Durrësin duke thyer tavolina të lokalit, filxhanë dhe duke gërvishur 5 makina. Ka thyer xhama e duke ngacmuar gocën e tjetrit, është rrahur disa herë për këto gjëra. Ngaqë jemi afër degës së policisë ua kemi shtruar çështjen shefave të policisë po asgjë nuk kanë bërë. Jemi të frikësuar dhe të terrorizuar nga ky tip dhe po mendojmë kur do vij të na terrorizojë dhe neve, kur do na thyejë ndonjë gjë ose kur do na vrasë. Ju lutem na ndihmoni”, shkruan qytetari.

 

 

Top Channel