PS voton kreun e AMA/ BE kërkoi shtyrjen për në shtator. Ruçi, fjala e lamtumirës në seancën e fundit 

07/07/2021 15:07

Mazhoranca nuk u tërhoq nga votimi për kreun e ri të AMA-s edhe pse në kor delegacioni i BE-së si dhe prezenca e OSBE-së në Tiranë i kërkuan Parlamentit  që të  shtynte për në vjeshtën këtë çështje në mënyrë që procesi të ishte  transparent dhe larg ndikimit politik. Deklaratave të ndërkombëtareve  i dhe zë edhe opozita parlamentare.

Murrizi: E mori Luigi i BE-së Ballën dhe i tha, Taulant  mos e voto nusen e çunit tezes së Bashës, ehu tha Taulanti unë e kam votuar se i  kam dhënë  fjalën Lulit.

Balla: Nuk kam biseduar sot me Sorecan procesi i ndjekur nga parlamenti ishte transparent dhe ne këtë mënyrë  do te vijonte edhe procedura e votimit.

Deputetet marrin sot zyrtarisht pushimet verore. Për disa   të cilët u bënë pjesë e Parlamentit  aksidentalisht  falë  djegies së mandateve te PD-LSI ishte dita e fundit pasi  ata  nuk rikthehen ne vjeshte.

Në shtator në sallën e Kuvendit nuk do te jete as Gramoz Ruci, i cili vendosi ta mbyllë karrierën e tij politik aty ku e nisi 30 vite me  parë.

Top Channel