Plazhet pa vrojtues/ Pushues të frikësuar për mbytjen në det edhe në Vlorë

07/07/2021 12:25

Edhe kjo verë e dytë duket se do kalojë kështu me kulla bosh pa vrojtues në bregdetin e Vlorës.

Pushues nga Vlora, të ardhur nga qytete të vendit, por dhe turistë të huaj kanë populluar plazhet por ndihen të rrezikuar pa praninë e vrojtuesve.

Shqetësimi është shtuar pas lajmeve nga Velipoja ku po u mbyt dje një pushues.

Përparim Kamberaj, trajnues i vrojtuesve të plazhit thotë se rojet edhe kur punësohen shpesh i vënë të bëjnë edhe punë të tjera duke mos qëndruar gjithë kohën në kullë.

Por sipas Kamberaj shpesh mungon edhe interesi i të rinjve për të bërë vrojtuesin e plazhit edhe pse administratorë të plazheve në bregdetin jugor kanë oferta të mira si në pagë ashtu dhe në strehim.

Top Channel