Policia ka vënë nën pranga dy të rinj të cilët akuzohen se kanë goditur me thikë një 35-vjeçar.

Ngjarja për motive të dobëta ka ndodhur në lagjen nr. 4 në Kavajë, mbrëmjen e djeshme.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. D., 39 vjeç dhe Sh. P., 37 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4 Kavajë, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel