Një lokal është përfshirë në flakë gjatë natës në Vlorë, ndërsa janë djegur të gjitha tavolinat dhe sende e tjera që kishte brenda.

Sipas policisë rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”, dhe është djegur lokali në pronësi të shtetasit K. Shehu.

Siç shihet nga pamjet nga zjarri ka dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa rrethanat se si është përfshirë në flakë ende nuk janë bërë me dije.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimin për ngjarjen e ndodhur, ndërsa dyshohet si zjarrvënie e qëllimshme.

“Rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një lokal, në pronësi të shtetasit K. Sh., ku ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel