Foto ilustruese

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton sërish se stakimi që ishte parashikuar të bëhej në disa zona të Tiranës nuk do të bëhet sot.

OSHEE njoftoi pak më parë se energjia do të ndërpritej në Fiderin 143/Nst Valias, dhe se pa energji do të mbeteshin pjesërisht Bruk Bërxullë dhe një pjesë  e zonës së Rinasit.

“Për shkak të punimeve që do të kryhen me kërkesë të Aeroportit “Nënë Tereza”, sot datë 7 korrik, gjatë intervalit kohor 10:00-13:00, do të stakohet energjia në Fiderin 143/Nst Valias.

Pa energji do te mbeten pjesërisht: Bruk Bërxullë dhe një pjesë  e zonës së Rinasit”, njoftoi OSHEE.

Top Channel