Mbajti peng për disa orë të renë, arrestohet 48-vjeçari në Mat (Policia jep detajet)

07/07/2021 14:04
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Mat ditën e sotme.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se shtetasi D.M., ka mbajtur për disa orë në makinën e tij një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Nuk dihet ende shkaku, ndërsa policia e ka arrestuar 33-vjeçarin nën akuzën për “Heqja e paligjshme e lirisë”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel