Qytetari ka denoncuar në redaksinë e Top Channel një rast në Elbasan, kur makina e policisë transporton hekura.

Në video, duket efektivi, i veshur me uniform policie, që nënkupton se mund të jetë në orarin zyrtar të punës. Por, në vend që të shërbejë në funksion të sigurisë dhe rendit, ai nuk po patrullon me automjetin në qytet, por po mbush bagazhin me hekura. Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur në lagjen Fushë Mbret të qytetit.

Top Channel