Lushnjari i vë flakën plehrave, por nga pakujdesia djeg edhe 500 rrënjë ullinj

07/07/2021 10:04
Ilustrim

Një 42-vjeçar në Lushnje është arrestuar nga autoritete, pasi nga pakujdesia ka djegur 500 rrënjë ullinj, në pronësi të tre shtetasve të tjerë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se burri i kishte vënë flakën disa plehrave në vendin e quajtur “Kodrat e Vainit”, por më pas flakët ishin përhapur si pasojë e favorizimit edhe nga flakët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë pasdites së djeshme, në vendin e quajtur “Kodrat e Vainit”, Lushnjë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur edhe 500 rrënjë ullinj të mbjellë në rreth 10 ha sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve S. K., B. R. dhe E. T”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel