Kishte zaptuar plazhin e Zvërnecit me shezlongë dhe çadra, në hetim 50-vjeçari

07/07/2021 09:45

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi u konstatua se kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa leje.

Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi S.T. i cili u konstatua se kishte zënë hapësirën publike në plazhin e Zvërnecit, duke vendosur 140 shezlongë dhe 80 çadra, pa lejen e organeve kompetente.

“Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi: S. T., 50 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 140 shezlongë dhe 80 çadra pa lejen e organeve kompetente”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel