Kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 46 vjeçari në Fier

07/07/2021 10:07

Një 46-vjeçar nga Libofsha e Fierit ka rënë në prangat e policisë, pasi në oborrin e banesës iu gjet e mbjellë lëndë e dyshuar kanabis.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Sh., 46 vjeç, banues në Rreth Libofshë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel