Si është bashkëjetesa në familjet e mëdha? A mund të shkojnë mirë kunatat dhe kur jetojnë nën të njëjtën çati? Këto janë disa nga pyetjet e ngritura në emisionin “Shqipëria Live”, ku një nga të ftuarit ishte edhe konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Rexha.
Kjo e fundit tregoi se kur ka qenë e martuar ka jetuar në një familje shumë të madhe, e ku gjithçka ishte shumë mirë. Por gjërat ndryshuan me kalimin e viteve. Shqipja tregoi se si nisi dhuna nga ish-bashkëshorti i saj e më pas edhe nga kunata.
“Vjehrri vjen nga puna me disa shtiza dhe ja jep vajzës së vogël. Unë ja heq dhe i them se nuk janë lodra. Ai ia jep sërish, unë prapë ja largoj. Të tretën herë vjehrri i mori dhe ja dha. Unë i hodha nga korridori në bahçe, me idenë që kjo nuk është një lodër. E për këtë vjehrri shkon te im shoq që po bënte dush, që të vinte që të shikonte se çfarë ndodhi. E aty më gjuajti. Kur më gjuajti ishte vjehrri, gjyshi dhe nënëdaja. Ata më panë se çfarë bëra unë. Më pas më ka gjuajtur edhe herë të tjera”, tregon Shqipja.
Kjo e fundit rrëfen se në vitin 1992 ka kërkuar që të ndahen, por nuk ka pranuar Prokuroria. Kjo e fundit është shprehur se ata nuk kishin shkaqe që të ndaheshin.
“Im shoq kishte shkuar te një hoxhë se unë isha e sëmurë, por unë edhe sot jam për bukuri. Im vëlla më thotë, ne në kanë bërë magji. Unë u ndave, ti u ndave, motra u mbyt dhe la një djalë. Ishim një familje e mrekullueshme. Por nuk jam me këtë mendim që na kanë bërë magji”, vijon konkurrentja e “Për’puthen”.
Rexha shton se ajo është ndarë nga bashkëshorti në vitin 1996 dhe gjatë asaj kohe është dhunuar nga kunata e saj.
“Ishe vjehrra dhe kunata në shtëpi. Kjo e fundit më gjuajti në sy. Më tha ke çuar vëallin në polici. Mua më rrjedh syri gjak e shkoj sërish në polici e nga aty në spital. Nuk arrita dot që ta gjuaja. Një motër kishte burri. Kam kaluar shumë bukur, por kunata bënte ligjin”, përfundon Shqipja./Shqip/
Top Channel