Shkëndija e Tetovës merr një rezultat zhgënjyes ndaj sllovenëve të Mura-s, pasi u mposht me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “Tose Proevski” të Shkupit dhe komplikoi kualifikimin për në turin tjetër eliminator.

Sfida nisi vrullshëm për Shkëndijën, që provoi menjëherë me Ibraimin, por nuk ia doli, ndërsa më pas ishte Mura që kërcënoi me anë të Cipot, por Zahov priti pa shumë vështirësi.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 28′, teksa ishte sulmuesi i sllovenëve, Luka Bobicanec, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe gjuajti në cepin e majtë të portës së Zahov duke kaluar të tijtë në avantazh. Reagimi i kuqezinjve të Tetovës ishte mjaft i morë dhe shansin e artë për të barazuar e pati Besar Ibraimi, por gaboi nga pika e penalltisë, duke mos arritur të dërgojë topin në rrjetë.

Edhe pjesa e dytë pa Shkëndijën më kërkuese, por pa arritur të kërcënojë rrezikshëm kundërshtarin, që nga ana tjetër me kundërsulm iu afrua në 2-3 raste golit të dytë. Vërshëllima finale la në fuqi fitoren minimale të Mura-s dhe zhgënjimin e Shkëndijës, që do të provojë përmbysjen dhe kualifikimin në ndeshjen e ardhshme në Slloveni.

Top Channel