“Gjaku lahet me gjak”, mesazhi që u gjet në vendin ku u masakrua shqiptari në Itali!

07/07/2021 13:11

Mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare La Favorita” në Montava të Italisë, ku disa ditë më parë u masakrua me shkopinj bejsbolli e shufra hekuri i riu shqiptar. Atilia Ndreca, ishte lënë një mesazh tronditës.

“Gjaku lahet me gjak”, shkruhej aty. Mediat italiane thonë se letra u gjet nga karabinierët që hetojnë sulmin brutal, autorët e të cilit janë ende të lirë. 23 vjecari shqiptar ndërroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të cilët e operuan dy herë. Italiani  35-vjeçari italian, Pierfrancesco Ferrari, i cili u sulmua së bashku me të, përfundoi në koma.

Sipas forcave të rendit në vendin fqinj, shqiptarit dhe italianit i kishin zënë pritë në parking grup 4 apo 5 personash, të cilët i kanë goditur pa pushim. Mësohet se ata të dy janë telefonuar nga një i njohur, i cili i kishte lënë takim shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Sapo mbërritën aty, Ndreca dhe italiani u rrethuan nga agresorët, që pasi i rrahën keqas, u larguan me shpejtësi. Policia italiane po heton mbi disa pista, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për një larje hesapesh.

Top Channel