Ferencvaros është shumë i fortë për Prishtinën. Kampionët e Kosovës ia dolën të rezistojnë për plot 71 minuta në “Groupama Arena” të Budapestit, por më pas u thyen, pasi sulmuesi norvegjez Nguen dërgoi topin në rrjetën e Ardit Nikës.

Mjaftoi ky gol që bardheblutë e Prishtinës të dorëzoheshin totalisht në minutat e mbetura, ndërsa Ferencvaros ia doli të shënojë edhe dy herë të tjera, me Mmaee në minutën e 74-t dhe Blazic në të 78-ën, duke kompletuar suksesin me rezultatin 3-0.

Luajti si titullar në këtë takim edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni, që bëri një ndeshje të mirë, por nuk arriti të lërë gjurmë në suksesin bindës të skuadrës së Ferencvarosit.

Ndonëse mbetet për t’u zhvilluar edhe ndeshja e kthimit në “Fadil Vokrri”, kualifikimi për Ferencvaros është vetëm formalitet dhe mund të nisë të mendojë për turin tjetër. Nga ana tjetër Prishtina zbret në turin e dytë eliminator të Ligës së konferencës, në rast eliminimi.

Top Channel