“Do të vrasim”/ Rrëfimi prekës i nënës së dhunuar barbarisht nga burri dhe familja e tij: Më izoluan dhe më goditën me grushte në befasi, para djalit të sëmurë…

07/07/2021 13:30

Nëna e katër fëmijëve rrëfen mes lotësh dhunën e ushtruar nga bashkëshorti, kunata, dhe vjehrri, edhe pse Dava Ndoj ‘mbante në dorë’ një urdhër mbrojtje kundrejt këtyre të fundit.

Ngjarja e rëndë ka nisur që prej datës 16 janar të vitit 2021, kur Dava u dhuna fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili më pas i merr edhe telefonin që ajo të mos kishte mundësi të njoftojë organet kompetente. Ky i fundit nga dhunues është kthyer në viktimë, duke shkuar në polici dhe duke denoncuar Davën, se ishte që e ka dhunuar.

Ajo që është akoma më e rëndë është fakti se familjarët e bashkëshortit e kanë kërcënuar edhe me jetë Dava Ndojn.

E dhunuara ka më tepër se dy muaj që nuk komunikon me burrin e saj, e ndërsa shprehet se ai është siguruar që persona të tjerë ‘t’ia nxijnë jetën’. Edhe pse me urdhër mbrojtje ajo vazhdonte të jetonte në të njëjtën shtëpi me dhunuesit e saj, ndërsa bashkëshorti dukej shumë rrallë dhe as që interesohej për shëndetin e fëmijëve, as për djalin, i cili vuan nga epilepsia dhe diabeti.

Dhuna ka nisur që prej muajit janar, ndërsa ngjarja ‘më e freskët’ është ajo e dy ditëve më parë, kur 33-vjeçarja u rrah barbarisht nga kunata dhe vjehrri i saj.

Por nuk mbaron me kaq! Avokatja e Davës thotë se pas ngjarjes ajo është mbajtur në komisariat për rreth dy orë, edhe pse në gjendje të rëndë.

Me lot në sy ajo ka vetëm një kërkesë për Gjykatën, të japë vendimin e duhur, dhe thotë që në ‘shtëpinë e territ’ do të kthehet nëse dhunuesit e saj do të largohen!

Njëri prej autorëve, vjehrri i saj, lëviz i lirë edhe pse dhunoi e kërcënoi nënën e nipave dhe mbesës!

Dava Ndoj: Doja të rrisja ato fëmijë, një familje që të kenë edhe babën edhe nënën. Ishte e pamundur, me të gjithë lodhjen dhe sakrificën që bëja për të. Një ditë kishte ardhur fundi i gjithë kësaj historie. Mendoja dhe uroja që të rrisja fëmijët dhe kaq doja. Në polici nuk kam shkuar asnjëherë nga turpi, nuk mund ta përballoja dot. Kam katër fëmijë, njërin prej tyre e kam edhe të sëmurë, thosha se çfarë do të flasin njerëzit.

Problemet e mija s’kisha dëshirë të dilnin jashtë shtëpisë por dolën dhe u bë shumë e madhe.
Kam dalë në media sepse më kanë dhunuar fizikisht, verbalisht dhe në grup, në prani të fëmijëve të mi. Nuk do ja fal kurrë, që më dhunuan para djalit sepse ai vuan nga probleme të tjera shëndetësore, nga epilepsia dhe diabeti. Më kanë sulmuar kunata, vajza dhe djali i saj, dhe vjehrri. Më kishin izoluar të gjithë, po më godisnin e po më shkulnin flokët. Atë ditë po rrija në pjesën e ballkonit, në shkallë, me djalin e madh, ishte koha e përshtatshme për të ndenjur në diell, atë moment erdhi kunata me fëmijët. U futën brenda dhe pas 20 min dolën dhe me goditën në befasi, në shpulla, në grushta më kapi prej flokësh më shante dhe ofendonte deri në kërcënim. “Do të vras, palaço”. Isha duke lexu me djalin në atë moment, jetën ma kanë bërë të vështirë dy muajt e fundit që më kanë ndërprerë ujë dhe drita. Kanë lënë dritat pa pagujt që nga janari deri para pak ditësh.

Objektivi im ishte të largohesha nga shtëpia. Bashkëshorti nuk është paraqit por shtyn të tjerët që të ma bëjnë jetën e vështirë. Nuk e di ku është, ka 2 muaj që s’kam fol. S’do me ja dit për fëmijët fare, edhe pse kam pas me bo analiza.

Në fillim ma ka bo jetën shumë problematike po ishte diçka pa zgjidhje edhe nga ana e policisë. Kam urdhër mbrojtje që nga 21 janari, por nuk janë zbatuar asnjëherë. Kam edhe ndaj vjehrrit edhe kunates që kanë jetuar në një godinë me mua. Më kanë ofenduar dhe kërcënuar me jetë.

Më kanë goditur, por nuk më kujtohet nëse me sende të forta, më kujtohet që më kanë goditur me shpulla e grushta, më kanë fut në mes. Këtë pjesën e shpatullës e kam të dëmtuar shumë.

Vjehrri është i lirë. Mbrëmë kam shkuar te prindërit e mi, s’kam ku t shkoj tjetër, edhe fëmijët i kam tek prindërit.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA