Dy persona janë vënë nën prangat e policisë së Tiranës pasi kanë ushtruar dhunë në familje.

Në pranga u vu shtetasi D.D., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të shoqes.

Po ashtu, u arrestua shtetasi I.K., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes, ndërsa kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij (e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel