Arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit, tentoi të kalojë kuksianin përtej kufirit në mënyrë të paligjshme

07/07/2021 10:26
Foto ilustruese

Një 42-vjeçar, banues në Durrës u arrestua në flagrancë pasi u konstatua nga shërbimet kufitare në portin e Durrësit duke tentuar të kalojë në mënyrë të paligjshme një shtetas.

Në pranga u vu shtetasi A.S., i cili tentoi të kalojë në mënyrë të paligjshme banorin nga Kukësi, shtetasin V.Sh.

“Nga specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në PKK, Port, Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare duke tentuar të kalojë në mënyrë të paligjshme shtetasin V. Sh., 33 vjeç, banues në Kukës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel