24 vjeçarja u hodh nga ballkoni, e afërmja: Kur shkuam ne kishte mbaruar çdo gjë!

07/07/2021 11:25

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin mbrëmjen e djeshme, ku një 24-vjeçare dyshohet se u vethodh nga ballkoni i shtëpisë së saj, pas një konflikti me bashkëshortin.

Dyshimet e para të policisë janë se e reja, Anisa Gjini, u hodh vetë nga ballkoni, po hetimet do të zbardhin plotësisht ngjarjen e rëndë.

E afërmja e çiftit, e pyetur nga gazetarët nëse kanë patur më herët probleme mes çiftit, ajo thotë se mes tyre ka shkuar çdo gjë mirë.

Këtë gjë e konfirmon edhe fqinja e familjes Gjini, e cila u shpreh gjithashtu se ata shkonin mirë me njëri tjetrin dhe nuk kishin parë asgjë të dyshimtë më herët.

“Unë isha në shtëpinë time, kur më erdhi haberi mbrëmë kishte mbaruar çdo gjë. Nuk di që të ketë pas ndonjë problem shëndetësor”, tha ndër të tjera e afërmja.

Ndër të tjera mësohet se çifti janë prindër të një djali të vogël.

Ndërkaq, policia arrestoi në flagrancë bashkëshortin e viktimës, Alfred Gjini, 31 vjeç.

Top Channel