U njohën në ‘Tik Tok’, grindet çifti pas tri ditë bashkëjetesë, policia arreston 27-vjeçaren

06/07/2021 12:40
Foto ilustruese

Policia ka vënë nën pranga një 27-vjeçare në Lezhë pasi dhunoi me sende të forta bashkëjetuesin e saj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Talë të Lezhës. Dy të rinjtë u njohën në ‘Tik Tok” dhe vendosën të jetonin bashkë.

Vajza sapo kishte ardhur nga Italia, por tre ditësh bashkëjetesë djali i ka kërkuar që të ndahen dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga vajza, dhe e gjitha ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel