Euro 2020 ishte kompeticioni i fundit madhor i Toni Kroos me kombëtaren gjermane, pasi mesfushori 31-vjeçar i cili ka fituar gjithçka në karrierë me përjashtim të kampionatit europian vendosi të tërhiqet nga Die Manschaft pas eliminimit nga Anglia. Por tërheqja nga Gjermania mund të konsiderohet edhe si një sinjal se karrierës futbollistike të Toni Kroos po i vjen fundi.
Vetë mesfushori i cili prej 7 vitesh është pjesë e Realit të Madridit po mendon të varë këpucët në gozhdë pas dy sezonesh pikërisht në verën e vitit 2023. Në një intervistë Kroos ka zbuluar se dëshiron ta mbyllë me futbollin e luajtur si madrilen.
“Mendoj se viti 2023 do të ishte i duhuri për tërheqjen time nga futbolli. Do të jem 33 vjeç. Më pas mund të vendos nëse do rinovoj për një apo dy vite, të dyja egzistojnë si opsione. Por sigurisht që do tërhiqem me fanellën e Real Madrid, kjo është 100% e sigurt”, deklaroi Toni Kroos.
31-vjeçari gjerman me Realin e Madridit ka arritur të fitojë 2 La Liga, 2 Superkupa të Spanjës, 3 Champions League, 2 Superkupa Europe dhe 4 Botërorë për klube, ndërkohë që numëron në total 322 paraqitje dhe 22 gola të realizuar në të gjitha kompeticionet.
Top Channel