SPAK ‘zbret’ në zyrat e ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë/ Mes të arrestuarve edhe Kreu i Bashkisë

06/07/2021 10:34

Një tjetër operacion i SPAK është duke u zhvilluar në Lushnje në zyrat e ndërrmarrjes së Pasurisë Publike, ku sipas informacioneve në pranga kanë rënë disa persona, mes tyre edhe zyrtarë.

Nga informacionet e para raportohet se tek të arrestuarit rëndon akuza e korrupsionit. Kjo ndërmarrje ka qenë në hetim prej disa muajsh lidhur me disa tendera në investimet e kanaleve.

Ndër të tjera në studion e “Breaking”, ndërsa u raportua për këtë operacion, u bë e ditur se mes të arrestuarve është edhe kreu i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Top Channel