Me drogë me vete, dhunë në familje e mashtrim/ 4 të arrestuar në Tiranë

06/07/2021 14:57
Foto ilustruese

4 shtetas, të dyshuar si autor të veprave të ndryshme penale, janë arrestuar në Tiranë.

20-vjeçarja me iniciale Xh.K. u arrestua, pasi u kap me kanabis me vete në kryeqytet.

44-vjeçari me iniciale Z.Z., i dënuar me burg për mashtrim, u ndalua nga  specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Ndërsa, shtetasi me iniciale K.D., i dënuar më parë për dhunë në familjes, është arrestuar sërish, pas denoncimit për dhunë fizike e psikologjike ndaj babait.

39-vjeçarja me iniciale A.N. do të hetohet për dhunë ndaj një të mituri, pas denoncimit të babait të fëmijës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Xh. K., 20 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit Z. Z., 44 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.

Më datë 06.07.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A. N., 39 vjeçe, pasi babai i një fëmije të mitur ka bërë kallëzim se shtetasja A. N. ka dhunuar fëmijën e tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel