Masakroi me thikë gruan dhe tentoi vetëvrasjen/ Policia i shkon në spital dhe arreston autorin e krimit makabër

06/07/2021 09:00
Vendi i ngjarjes

Një ngjarje rëndë u shënua ditën e djeshme në fshatin Bubq të Krujës. 51 vjeçari Artan Ismalaj me origjinë nga Kruja por me vendbanim në Tiranë vrau bashkëshorten e tij Klarit Ismalaj, 45 vjeçe e më pas tentoi të vras. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Sot policia me anë të një njoftimi zyrtar konfirmon arrestimin e autorit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë”, njofton policia.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi brenda makinës së tyre tip “Ford” pranë një magazine larg zonës së banuar, ku ka qenë roja i këtij objekti që i ka pikasur e  ka shkuar për ti larguar, por është shokuar me pamjet e viktimës të lyer në gjak e menjëherë ka njoftuar policinë.

Pas mbërritjes së grupit hetimor të cilët morën në pyetje dëshmitarët, magazina është izoluar por brenda territorit të saj çuditërisht vijoi puna dhe zona nuk është rrethuar si skenë krimi.

Ndërsa ende nuk janë mësuar arsyet e ngjarjes, Top Channel bisedoi me banorët e Bubqit të cilët thonë se çifti nuk jetonte aty, por që mendojnë se 51 vjeçari ka  zgjedhur në mënyrë të rastësishme atë zonë të shkretuar me paramendim për të kryer vrasjen.

 

FOTO GALERI
5/13
Vendi i ngjarjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA