Landfillet pa lejë mjedisore/ Në Selenicë depozitohen 2200 ton mbetje në vit, zgjidhja vetëm nga menaxhimi rajonal

06/07/2021 19:44

Ky është njëri nga 4 landfillet që ka bashkia e Selenicës.

Dy prej të cilëve nuk janë pajisur me leje mjedisore. Bashkia Selenicë, shërbimin e menaxhimit të mbetjeve nuk e ofron në të gjithë terretiron e saj. Për pasojë aty ku makina e mbetjeve e ka të pamundur të shkojë banorët e zonës plehrat i djegin ose i hedhin në lumenj. Mbetjet urbane nuk ndahen në rryma, ndërsa 3 prej landfilleve nuk plotësojnë asnjë kusht higjeno sanitare.

Për pasojë territori i ndotur zgjerohet sa herë që era fryn.

AGIM VEIZAJ, PËRGJEGJËS I URBANISTIKËS, BASHKIA SELENICË: ” Kemi vendepozitimin në Selenicë 5.2Ha, kemi depozitimin në Vllahinë 0.58Ha dhe vendepozitimi në Kote 0.4Ha. Ne nuk bëjmë ndarje në burim. ”

Për të hedhur plehrat në këto fusha banorët e selinicës janë të detyruar të pagujanë.

AGIM VEIZAJ, PËRGJEGJËS I URBANISTIKËS, BASHKIA SELENICË: ” Tarifat e familjeve variojnë. Familjet që jetojnë në qender të Selenicës paguajnë 500 Lekë në vit. Për njësitë e tjera administrative është 200 Lekë, ndërsa për biznesin është 5 mijë Lelë, ose 15 mijë Lekë, kjo në varësi të llojit të biznesit. ”

Përgjegjësi i Urbanistikës në bashkinë e Selenicës, Agim Veizaj thotë se kjo bashki mund të pastrohet nëse do të ketë një menaxhimin rajon të mbetjeve urbane.

AGIM VEIZAJ, PËRGJEGJËS I URBANISTIKËS, BASHKIA SELENICË: ” Ne depozitojmë 2.200 ton mbetje në vit. Do shpëtojmë nga mbetjet kur të ngrihet landfilli rajonal i Vlorës që dhe ne jemi pjesë e këtij projekti.”

Top Channel