Kunatat zihen me njëra-tjetrën e përfundojnë në urgjencë/ Rrëfimi i Dava Ndojit: Motrat e ish-burrit janë bërë bashkë pas kërkesës për divorc, duan të…

06/07/2021 15:31

Dava Ndoj, 34-vjeçe u dhunua një ditë më parë nga kunata e saj dhe vjehrri, në fshatin Markatomaj në Lezhë, në banesën të cilën me vendim gjykate e ndan edhe me bashkëshortin dhe prindërit e tij.

Dava Ndoj ka folur sot për mediat. Sipas saj, kunatat e dhunojnë që prej muajit janar.

Dhuna ndaj meje ka filluar që në datën 16 janar të këtij viti. Unë jam me urdhër mbrojtjeje nga gjykata, bashkë me vajzën time. Jam nënë e katër fëmijëve, që ka kërkuar nga shteti të rrisë fëmijët, ashtu si duhet të kujdeset një nënë për fëmijët.

Dje po rrija me djalin në ballkon. Në atë moment vjen motra e ish-burrit, se jam në proces divorci. Janë bashkuar në krahun e vëllait dhe më janë kundërvënë mua të gjitha.

Ajo ka ardhur e përgatitur për këtë qëllim, por unë nuk e dija. Hynë brenda dhe kur dolën, më sulmuan në prani të djalit. Në datën 2, kam marrë një tjetër urdhër mbrojtjeje dhe ato nuk e kanë pranuar.
Jam pa ujë e pa drita që në fillim të janarit, pavarësisht se kam kërkuar në gjykatë të më japë ambientet e lira. Të katërt fëmijët janë me mua me vendim gjykate”.

Top Channel