Kunatat përfunduan në urgjencë pas sherrit, policia prangos njërën prej tyre

06/07/2021 12:36

Një sherr në familja ka bërë që të përfundojë në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës dy kunata.

Dava Ndoj, 33-vjeç është dhunuar nga kunata e saj, ndërkohë që policia njofton se ka vënë nën pranga këtë të fundit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases D. N., 34 vjeçe, në fshatin Markatomaj, Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dava, në proces divorci posedonte edhe një urdhër mbrojtje. Babai i saj, Ndue Gjoni, në një deklaratë për mediat tregon se prej muajsh vajza e tij është dhunuar nga bashkëshorti dhe familjarët e tij.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel