Kunatat përfundojnë në urgjencë/ Sherre të dhunshme në dy familje. Grindet çifti pas tri ditë bashkëjetesë

06/07/2021 12:18

Një sherr në familja ka bërë që të përfundojë në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës dy kunata. Dava Ndoj, 33-vjeç është dhunuar nga kunata e saj dhe vjehrri.

Dava, në proces divorci posedonte edhe një urdhër mbrojtje.

Babai i saj, Ndue Gjoni, në një deklaratë për mediat tregon se prej muajsh vajza e tij është dhunuar nga bashkëshorti dhe familjarët e tij.

Një rast tjetër dhune ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar dhe në Talë të Lezhës pas njohjes në ‘Tik Tok’, dy të rinjtë kishin vendosur të jetonin bashkë vajza kishte ardhur nga Italia, por mbas tre ditësh bashkëjetesë djali i ka kërkuar që të ndahen dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga vajza, dhe e gjitha ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.

Top Channel