Ilustrim

Një 52-vjeçar është vënë nën pranga në Fier për kultivim narkotikësh.

Shtetasi A.M., është njëri prej autorëve të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa në kubikë, të cilët u konstatuan në pyllin e Semanit, gjatë operacionit të datës 19 maj 2021.

Më herët, policia arrestoi 2 banorë të fshatit Sheq Marinas, të cilët ishin bashkëpunëtor me 52-vjeçarin e arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg“ për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike“ kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel