Italia është finalistja e parë e Euro 2020 pasi mposhti me penallti Spanjën me rezultatin 4-2. Ndeshja nisi me shumë ritëm por pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola edhe pse spanjollët ishin më kërkues.

Në të dytën Italia është më e qartë në lojë ku pret nga në mbrojtje kundërshtarin dhe sulmon ashpër me kundërsulme. Dhe pikërisht në një kundërsulm është Chiesa që shënon një supergol duke iu dhënë avantazhin Axurëve. Pas pësimit të golit Spanja bën disa ndryshime në lojë duke aktivizuar në sulm Moratan. 10 minuta para fundit të ndeshjes Morata arrin të shënojë pas një kombinimi shumë të bukur me Olmon.

Koha e rregullt do mbyllej me rezultatin 1-1. As në 30 minutat e shtesës nuk ka ndryshime të rezultatit. Italianët u treguan më të saktë në gjuajtjen e penalltive duke kaluar në finalen e Euro 2020. Italianët do të përballen me fituesen e çiftit Angli-Danimarkë që do të luhet nesër.

Top Channel