I dogji 32-vjeçares makinën, arrestohet korçari/ Procedohet penalisht edhe një 54 vjeçar, dyshohet se i vuri flakën majës së Jankës

06/07/2021 13:28
Ilustrim

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 31-vjeçar pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin, për motive të dobëta, makinës së një 32-vjeçareje. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Druve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Druve”, dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur me zjarr mjetin tip “Toyota” në pronësi të shtetases S. B., 32 vjeçe, banuese në Korçë”.

Po ashtu është proceduar penalisht edhe një 54-vjeçar, i cili dyshohet si autori i zjarrvënës në majën e Jankës, në Vithkuq.

“Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, Vithkuq, pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet si autori i zjarrvënës në një sipërfaqe pyjore, ngjarje e ndodhur më datë 02.07.2021, në zonën e Vithkuqit, Korçë”.  

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel