Foto ilustruese

Një person rreth 64 vjeç është hedhur nga lartësia rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.

Nuk dihet ende shkaku se përse ai është hedhur, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 06.07.2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”, është hedhur nga lartësia shtetasi Z. B., rreth 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Top Channel