Mesazhi i lënë në vendin e vrasjes së shqiptarit

“Gjaku lahet me gjak!”, shkruhej në mesazhin kërcënues që u gjet mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare “La Favorita” në Montava të Italisë, ku u rrah për vdekje i riun shqiptar Atilio Ndreka.

Ai ndërroi jetë, ndërsa 35-vjeçari italian, Pierfrancesco Ferrari përfundoi rëndë në koma, pasi u sulmuan me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri nga disa të rinj.

Ata i futën në kurth, ku i ftuan në një vend pa kamera rreth orës 3 të mëngjesit dhe më pas i dhunuan. Autorët e këtij sulmi brutal enden akoma të lirë, ndërsa policia punon për t’i kapur.

Sipas medias italiane, letra u gjet nga karabinierët të cilët po hetojnë, ndërsa aludohet për një hakmarrje të mundshme ndaj personave që fshihet pas këtij krimi.

Në vendin e ngjarjes, u gjetën rrobat me gjak që nuk u përkisnin të rinjve të cilët më pas janë çuar për ekzaminim.

“Para se të gjenden nga ndonjë që do dojë të aplikojë rregullat e nderit të Kanunit, kanuni shqiptar që aplikohet ndonjëherë nga fiset”, shkruan e përditshmja italiane.

Pista kryesore e dyshuese është larja e mundshme e hesapeve për shpërndarjen e drogës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel