Durrës/ 29-vjeçarja ndërron jetë 5 ditë pas lindjes me operacion, pritet ekspertiza
06/07/2021 17:53
Një e re 29 vjeçare ka ndërruar jetë ditën e djeshme, disa ditë pas lindjes në Durrës.
Policia e Durrësit njofton se një ditë më parë rreth orës 20:00, ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetasja Ardita Hersi Muça 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.
E reja ka lindur fëmijën e dytë, djalë me datë 30 qershor në maternitetin e Durrësit dhe lindja është kryer me operacion.
Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel