Malcom Brown është dëshmia më e mirë se çfarë do të thotë që pushimet të të kthehen në ferr.
71-vjeçari mbeti i paralizuar nga qafa e poshtë pasi konsumoi një sanduiç me djathë gjatë pushimeve në Turqi shtatorin e vitit të kaluar. Dreka e tij dhe së shoqes me miqtë po shkonte si normalisht, por nuk vonoi shumë që Brown të ndihej keq.
Ai ishte helmuar nga ushqimi dhe kur u kthye në vendlindje, nisi të humbiste shikimin ndërsa duart dhe krahët po i mpiheshin. Pas pak kohe, nuk arrinte të lëvizte dot më. Atëherë e dërguan në spital me urgjencë, ku u diagnostikua me sindromën Guillain-Barre, një sëmundje e rrallë autoimune. Malcom dhe e shoqja besojnë se shkaku i kësaj situate ishte djathi që blenë nga një supermarket lokal.
Janis nuk e konsumoi, ndërsa Malcom dhe një shoku i tij, po. Të dy ata u ndjenë keq më pas, megjithatë 71-vjeçari ishte ai qe pati simptomat më të rënda. E shoqja 69-vjeçare tregon tronditjen e madhe që pësuan të gjithë në familjen e tyre kur e panë të paralizohej nga diçka e tillë. Mjekët ende nuk e dinë me saktësi se në çfarë mase janë dëmtuar nervat e tij, pas sulmit agresiv të pësuar nga sistemi imunitar.
Top Channel