Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen në jahtin luksoz prej 5.5 milionë paundësh pas eliminimit në “Euro 2020”.

Kapiteni i Portugalisë nuk arriti që të ndihmonte ekipin e tij që të përsëriste suksesin e para pesë viteve, pasi u mposhtën nga Belgjika me rezultat 1-0 në 1/8 e finales.

36- vjeçari po shijon kohën në jahtin që bleu gjatë vitit të kaluar.

E ndërtuar në kantieret e Versilia të Azimut-Benett, ajo ka pesë kabina luksoze dhe gjashtë banja të dekoruara mahnitëse, një kuzhinë moderne si dhe dhoma relaksimi e një sallë pritjeje.

Ronaldo ndau një çast në faqen e tij në Instagram për 309 milionë ndjekësit gjatë fundjavës me të dashurën e tij, modelen Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tyre.

Ish-futbollisti i Real Madridit është baba i katër fëmijëve: Cristiano Jr. që ka lindur në qershor 2010 nga një nënë surrogate, binjakët Eva dhe Mateo të lindur në qershor 2017 po ashtu nga një nënë surrogate dhe Alana Martina e lindur në nëntor 2017 nga Georgina.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel