Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, kishte rënë në det gjatë lëvizjes pasi ishte dëmtuar në këmbë Ndonëse ka vaksina të llojeve të ndryshme, në Shqiperi ka rënë interesi i personave për tu vaksinuar ndaj covidit . Shifrat e ulëta të të infektuarëve në 24 , por edhe preferenca për llojin e vaksinave duket se ka ndikuar duke bërë që qytetarët të harrojnë që virusi nuk ka ikur ,dhe se mutacioni Delta na është afruar.
Në Shqipëri fasha e moshës që po vaksinohet është ajo 50 deri 60 vjeç dhe për këta ofrohet coronavac ndërkohë që për ata me sëmundje specifike mjeku i familjes i rekomandon vaksinën Pfizer .
Ka nga ata që tanimë po kërkojnë kombinim vaksinash se mendojnë se me Pfizer mund të udhëtojnë në vende të BE ,por në fakt në Shqipëri nuk lejohet të bëhet kombinimi i dozave.
Ekspertët e shëndetësisë bëjnë apel për tu vaksinuar në mënyrë që të jemi të mbrojtur për çdo situatë që mund të na sjellë vjeshta . Në spitalin covid 1 janë duke u trajtuar në gjendje të rëndë 4 gra të moshave 50-60 vjeçe të cilat nëse do të ishin vaksinuar nuk do të shtroheshin në spital thonë mjekët .
Top Channel