Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjës/ Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë në prangat e SPAK për tenderin 24 mln lekë

06/07/2021 19:31

Në mandatin e tretë si Kryebashkiak i Lushnjes Fatos Tushe doli nga zyra me prangat e SPAK që e dyshon se shpërdoroi detyrën së bashku me nëntë zyrtarë të tjerë të ndërmarrjes së pasurisë publike pranë pushtetit lokal.

Bashkëpuntorët e kryebashkiakut që dyshohet se skualifikuan gjatë tenderit kompanitë që ofruan vlerë më të ulët, të njëjtin fat patën edhe dy biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati, për të cilët SPAK thotë se falsifikuan dokumentat për tu privilegjuar gjatë garës për tenderin që zgjodhi

Euro alb si kompania e cila për gati 24 milionë lekë do të rehabilitonte kanalin vaditës në dy fshatra.

Hetimi nisi në korrik 2020 fillimisht për korrupsion dhe u finalizua me shpërdorim gjatë garës që favorizoi shoqërinë Euro shpk.

Gara u hap gjatë verës dhe rezulton se fituesi u shpall në tetor 2020, ndonëse u përfshinë edhe kompani të tjera që paraqitën ofertë më të ulët. SPAK ka dyshime se zyrtarët e ndërmarrjes duke nisur nga drejtuesi i saj Flamur Peqini shkelën barazinë e pjesëmarrjes në tendera dhe për këtë shkak gjykata aprovoi në mungesë 7 masa arresti dhe katër të tjera arrest shtëpiak.

Top Channel