Klarita Ismalaja është gruaja që u vra me thikë nga bashkëshorti ditën e sotme në Bubq Të Krujës.

Bashkëshorti i saj Artan Ismalaja e ka goditur me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Top Channel ka arritur të zbulpjë se cila është gruaja që mbeti e vrarë sot.

Ngjarja ka ndodhur brenda makinës së tyre, në afërsi të një magazine, ku 51-vjeçari ka goditur bashkëshorten e tij me thikë, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Më pas, autorit ka tentuar të dëmtojë edhe veten me thikë, ndërsa është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

FOTO GALERI
3/4
Viktima

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA