Ndonëse Holanda i dha lamtumirën Europianit që në fazën e 1/8-ave, pasi u eliminua nga Republika Çeke, Denzel Dumfries ishte një nga futbollistët më të spikatur të “tulipanëve”, duke shkëlqyer në korsinë e djathtë të rreshtimit 3-5-2.

Klube të shumta “piketuan” anësorin që është pjesë e PSV-së në kampionatin holandez, por mediat vendase raportojnë se deri tani nuk ka shkuar asnjë ofertë zyrtare për kartonin e futbollistit.

Megjithatë klubi holandez ka autorizuar Dumfries dhe menaxherët e tij që të nisin negociatat me skuadra të tjera dhe nëse gjejnë akordin, atëherë do të provohet edhe marrëveshja në nivel klubesh.

Bayerni i Mynihut dhe Interi ishin klubet e para që shfaqën interes për futbollistin holandez, por duket se zikaltrit janë tërhequr, pasi kanë vënë fokusin te Bellerin, ndërsa gjermanët nuk janë gati të kënaqin pretendimet e PSV-së, që synon të arkëtojë të paktën 20 milionë nga kartoni i futbollistit.

Top Channel